Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për punimet që po bëhen në rrugën A që lidhet me lagjen Veternik.
Përmes një video të publikuar në Facebook, ai ka përmendur edhe një bllokadë të vogël nga ana e qeverisë, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, kjo po bëhet për “mos t’ua lënë ëmbël”.
“Për herë të parë këtu kemi me pas lidhjen e Veternikut me rrugën. Po e shihni që gati e kemi lidh. Normal një bllokadë të vogël prej qeverisë si gjithmonë që mos me na e lon omel shumë, mirëpo edhe ajo do të zgjidhet. Punimet vazhdojnë, Prishtina s’ndalet”, thotë në videon e publikuar Rama./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër