Rruga nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik do të mbyllet nga sot, 4 mars, për shkak të punimeve që do të kryhen.
Qarkullimi do të ndërpritet nga ora 8:00 e së mërkurës dhe ndërprerja mund të zgjasë deri në 48 orë.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të riparohet gropa pranë urës në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.
“Ju njoftojmë se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministria ka theksuar se ndërprerja e trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e riparimit të gropës, “por jo më gjatë se 48 orë”
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...