Komuna e Obiliqit ka njoftuar se, për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit të kogjenerimit dhe realizimit të punimeve për asfaltimin dhe renovimin e rrugës “Ferid Curri” në Obiliq, do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit për automjete në një segment rrugor.
“Bllokimi i qarkullimit do të realizohet në këtë periudhë kohore: 13 mars 2026 – fillimi i mbylljes së rrugës, 14 mars 2026 deri në ora 12:00 – përfundimi i punimeve dhe rihapja e rrugës për qarkullim” thuhet në njoftim.
Është paralajmëruar se gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor do të jetë i ndaluar përkohësisht.
“Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve luten të përdorin rrugët alternative, sipas orientimit të paraqitur në hartë dhe sinjalizimit të vendosur në terren.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për këtë ndërhyrje të përkohshme, e cila realizohet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit në këtë zonë” thuhet në njoftimin e Komunës.
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...