Një person në Suharekë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kishte sulmuar fizikisht kolegen e motrës së tij.
Sipas njoftimit të Policisë e sulmuara kishte pasur një mosmarrëveshje me kolegen e saj në vendin e punës, e cila më pas kishte lajmëruar vëllain e saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima punëtore e një kompanie deri sa ka qenë duke punuar kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarën femër –motra e të dyshuarit e cila e kishte njoftuar të dyshuarin dhe i njëjti kishte shkuar në lokacionin e tyre dhe kishte sulmuar viktimën e lartcekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 24 orë”./arbresh.info/