Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person që ishte rrëzuar në Vushtrri në vendin e punës nga skelet më 2 tetor, dje ka ndërruar jetë në QKUK.
“Me datën 03.10.2017 është pranuar informata se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se me datën e cekur, derisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit në QKUK ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Shqipëri dhe sipas familjarëve viktima kishte ndërruar jetë me datën 02.10.2017. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...