Punëtorët teknikë në Kuvendin e Kosovës, kanë paralajmëruar veprime sindikale në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për rritje të pagave.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Në shkresën që Azemi i ka drejtuar Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, thuhet se punëtorët teknik marrin pagë prej 275 euro.
“Ne punëtorët teknik në Parlamentin e Kosovës që juve ju krijojmë kushte për punë të përditshme, ose ankohuni në punën tonë, ose na mbështetni në kërkesën për rritje të pagave tona sepse nga java e ardhshme ne nuk do të ju ofrojmë shërbimet tona me pagat që i marrim nga 275 euro. Nga e marta fillojmë me veprimet tona sindikale konfrom ligjit mbi grevat, andaj nëse doni reagoni është edhe në interesin e juaj”, thuhet në shkresën drejtuar Grupeve Parlamentare. /Arbresh.info/

Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun