Miliona euro në vit u paguan Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kompanive private për mirëmbajtje të aparaturave, por pjesën me të madhe të punës që do të duhej ta kryenin këto kompani e kryejnë punëtorët e QKUK-së.
Kompanitë private i shfrytëzojnë një pjesë të inxhinierëve të QKUK-së që gjatë orarit të punës në sektorin publik të kryejnë punën për to.
Gazeta ka mësuar që pothuajse secila kompani që fiton tender për mirëmbajtje në QKUK e paguan “ilegalisht” nga një serviser (inxhinier) i cili gjatë orarit të punës në QKUK kryen punë edhe për kompaninë në rast të prishjeve të aparaturës.
“Katër kompani private i kanë punëtoret e vetë në QKUK. Ata edhe pse paguhen nga QKUK- ja e kryejnë punën për këto kompani”, i ka thënë gazetës një burim që nuk pranoi të identifikohet.
Gazeta për dhjetë ditë ka provuar të marrë një përgjigje nga QKUK-ja për këtë çështje, mirëpo zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur konkretisht.
Një serviser i QKUK-së është kapur në flagrancë, duke e keqpërdorur vendin e punës para disa javësh. Ai është zënë duke servisuar një autokllavë, për mirëmbajtjen e të cilit para disa muajsh QKUK-ja kishte dhënë tender, edhe pse që nga paslufta servisimi i autokllavëve kryhej nga stafi i QKUK-së.
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...