Punëtorët nuk kanë marrë paga, Kalaja e Prizrenit mbetet e mbyllur

20:37 | 26 Shtator 2020

Ndonëse qeveria vendosi t’i lejojë vizitat në muzetë në ambiente të mbyllura, vizitorët e Kalasë së Prizrenit nuk e patën fatin ta vizitojnë muzeun. Punëtorët e angazhuar në këtë objekte të trashëgimisë kulturore nuk janë paguar me muaj të tërë e nuk patën motiv të dalin në punë as sot, tha udhëheqësi i projektit të kalasë, Shafi Gashi.

Kalaja e Prizrenit mbetet objekti më i frekuentuar nga vizitorët brenda dhe jashtë Kosovës.

Shafi Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, tha se dita e parë e lirimit të masave dhe e lejimit të vizitave në muze e galeri e gjen muzeun e kalasë së qytetit të mbyllur për arsye se punëtorët nuk janë paguar.

“Stafi që nga dhjetori i vitit të kaluar nuk është pagu”, tha ai për RTK’në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara