Punëtorët e “Trafikut Urban”: Nëse s’ka zgjidhje pas mbledhjes së kuvendit nesër, greva vazhdon

11:18 | 26 Nëntor 2025
E.G

Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi ka shpresë që në mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e ka thirrur Komuna e Prishtinës do të gjendet një zgjidhje për ta dhe do të marrin pagat e tyre.

Ai nga objekti i Komunës së Prishtinës, aty edhe ku janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, ka thënë se mbledhja e nesërme është legjitime.

“Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën ton po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.

Të ngjashme