Ndonëse sot është pushim, ditë kjo e shpallur nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në nder të Ditës së Flamurit, janë punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë, ata që përherë janë në dispozicion të qytetarëve.
Punën ata sot e kanë nisur shumë herët, teksa na kanë përshëndetur me disa imazhe, ku shihen me plisa në kokë.
Kujtojmë që sot bëhen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri janë anuluar të gjitha aktivitetet kulturore që ishin paraparë të mbaheshin, kjo për shkak të tërmetit që goditi shtetin shqiptar, ku mbetën të vdekur 40 persona.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...