Punëtorët e sektorit privat në Kosovë që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale kanë kërkuar një rritje pagash, ashtu siç është bërë për punonjësit e sektorit publik, të cilëve u është rritur paga për 55 euro që nga ky muaj.
Për këtë çështje, Federata Sindikale e Punëtorëve Privat të Kosovës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është vendosur që, nëse institucionet publike nuk e përmbushin kërkesën për rritje të pagave, nga muaji mars do të fillojnë grevat dhe protestat.
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, grevat dhe protestat janë një mundësi reale.
Ai ka shprehur kënaqësinë për ndarjen e mjeteve për sektorin publik, por ka shtuar se punëtorët privat janë të barabartë dhe gjithashtu paguhen nga buxheti i Kosovës dhe ai komunal.
“Ndarja e mjeteve për 55 euro për sektorin publik na gëzon, por ne jemi të barabartë dhe jemi punëtorë që paguhemi nga buxheti i Kosovës, buxheti komunal. Në javën e parë që kaloi zgjedhjen ne sot do të marrim vendim që do të mbajmë greve dhe protestë. Takimi i sotshëm është parapërgatitje për veprime sindikale, protesta dhe greva nëse nuk merren parasysh kërkesat tona që të barazohemi me të gjithë punëtoret e sektorit publike. Po flas për punëtorët që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe ato komunale. Është një përgatitje për protesta dhe greva e cila do të filloj që nga një marsi e tutje. Nuk dëshirojmë që muaji mars të na gjejë në grevë. Prej 1 marsit do të jemi në grevë nëse nuk reflektojnë. Këto kërkesa do ti qes para punëtorëve tonë sepse muaji mars nuk do ti gjejë kështu”, tha Azemi./Arbresh.info
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin