Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të saj për fundvit.
Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK) përmes një njoftimi në Facebook.
“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut”, thuhet në njoftimin e SRKEK-ut.
Po ashtu, kryesia e SRKEK ka falënderuar “të gjithë punëtorët për kontributin e tyre në punë dhe menaxhmentin e bordin e KEK-ut për këtë vendim, i cili do të jetë motivues për të gjithë”./arbresh.info/
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...