Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme, siç thuhet në njoftim, menaxhmenti ka pranuar dhënien e një bonusi prej 400 euro neto, për të gjithë punëtorët e KEK-ut!
Ky vendim sipas kësaj sindikate, përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve.
“Ky vendim përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve, të cilët çdo ditë përballen me sfida dhe sakrifica të mëdha”.
“Falënderojmë stafin menaxhues për reflektimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në funksion të interesit të punëtorëve dhe rritjes së mirëqenies në vendin e punës. Në fundvit do të kemi sërish mundësinë për të avancuar më tej në drejtim të ngritjes së mirëqenies së punonjësve”, thuhet tutje në njoftim.
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë