Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” do të protestojnë sërish, më 23 nëntor para Qeverisë së Kosovës.
Njoftimi është bërë nga sindikata e pavarur e punëtorëve të kësaj kompanie.
Që nda 8 tetori punëtorët e Ferronikelit kanë mbetur papunë, për shkak se kompania ka ndërprerë punën si shkak i rritjes së çmimit të energjisë.
“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftim.
Mijëra punëtorë të kësaj kompanie po paguhet vetëm 50% të pagës./arbresh.info/.
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin
Bashkim Jashari në “SAHA Expo 2026”, fokus te modernizimi i ...
621 vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu
Pakistani apel SHBA-së dhe Iranit: Tregoni përmbajtje, ulni ...
Britania e Madhe riafirmon mbështetjen për KFOR-in
Tragjedi në Brazil: 13-vjeçari qëllon me armë në shkollë, dy...