Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga delegacioni i FSK-së, po merr pjesë në panairin “SAHA Expo 2026” në Stamboll, në një ndër ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes.
Fillimisht, Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u takua me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë. Gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.
Gjatë këtij organizimi, GLT Jashari ndoqi nga afër zhvillimet teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me objektivat për modernizimin e kapaciteteve tona. Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me prodhues të ndryshëm, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj.
“SAHA EXPO 2026 është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët, ku pjesëmarrja e FSK-së ndihmon në zhvillimin e aftësive tona moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...