Pulmologu Shpetim Thaqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një rast interesant dhe të vështirë me një pacient të cilit i ishte bllokuar trakeja.
Pacienti kishte pësuar asfiksion për shkak të bllokimit nga sekreti bronkial, por mjeku kishte arritur ta lironte. Por këtë intervenim e kishte bërë duke improvizuar me sistemin e infuzionit dhe aspiratorin për punksione pleurale.
“Gjate kujdestarise 24 h . Ora 23:00. Pacienti shpëtohet nga asfiksioni dhe vdekja e sigurt per shkak mbylljes se trakese nga sekreti bronkial. Improvizimi ne sekondat e fundit duke shfrytezuar sistemin e infuzionit dhe aspiratorin per punksione pleurale bene te mundur largimin e nje sekreti ngjites qe kishte mbyll traken. Pecienti eshte shume mire dhe transferohet ne KL e ORL-se. Falenderim per infermieret dhe gjithe stafin e Kl Pulmologjise qe mbreme si ekip bene nje pune te mrekullueshme”, thuhet në njofitmin e Thaqit në Facebook.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...