Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, duke komentuar procesin e sotëm të votimit, ka theksuar se në bazë të informacioneve të institucionit që përfaqëson, gjendja është e mirë.
Për Telegrafin ajo ka thënë se deri në orën 15:00, në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka pasur disa raste të raportuara të, cilat sipas tij, “jo të gjitha përbëjnë vepër penale”.
“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Deri më tani janë hapur pesë lëndë kundër shtatë personave. Në Prishtinë kemi një rast kundër një personi për të cilin është bërë kërkesë për paraburgim për veprën penale – Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve. Në Pejë kemi një rast kundër një personit i cili është në ndalim për veprën penale – Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve. Në Gjilan kemi një rast kundër një personi i cili gjendet në ndalim. Në Prizren kemi një rast kundër tre personave të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale – cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve. në Mitrovicë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar. E, në Ferizaj kemi një rast kundër një personi i cili është në ndalim për veprën penale – Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Pula.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...