Pesë persona janë arrestuar dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës pasi të njëjtit me datën 03.09.2023 kanë publikuar një video-incizim në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë shtënë në ajër disa herë me armë të ndryshme.
Armët të cilat dyshohet se janë përdorur në rastin në fjalë janë sekuestruar.
“Fsh. Grashticë – Keqekollë, Prishtinë 03.09.2023 – 23:30. Në rrjetet sociale është publikuar një video-incizim ku shihen disa persona duke shtënë ne ajër me disa armë te ndryshme, pas trajtimit/analizimit është kuptuar se ajo ngjarje ka ndodhur me datë 03.09.2023. Pas një pune hetimore me datë 25.09.2023 është bërë identifikimi dhe arrestimi i 5 (pesë) të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku nga të dyshuarit janë sekuestruar armët të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...