Janë publikuar video nga momenti i vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan, për të cilin rast dyshohet Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin.
Në pamjet e publikuara nga portali “Magazina”, që janë kapur nga kamerat e sigurisë, dëgjohet breshëri e plumbave.
Pastaj, një nga viktimat dëgjohet duke sharë “o nanën…” dhe pastaj bie përtokë.
Të dyshuarit ende ndodhen në arrati.
Policia e Kosovës kishte dhënë detaje rreth rastit, përmes raportit 24 orësh.
“VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE – Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...