Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike marrëveshjen e tyre të koalicionit, e cila sipas palëve nënshkruese paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe thellimin e proceseve demokratike në vend.
Në dokumentin e nënshkruar thuhet se bashkëpunimi synon garantimin e një qeverisjeje transparente, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve.
“VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Sipas tyre, secila nga partitë pjesëmarrëse sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë në veprimtarinë publike dhe një traditë të angazhimit shoqëror, të cilat pritet të reflektohen në funksionimin e koalicionit.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...