Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka publikuar formularin të cilin mund ta plotësojnë të gjithë qytetarët që kanë informacione për laboratorët privatë të cilët fiksojnë çmimet në mënyrë të bashkërenduar për testin për COVID-19.
Prestreshi përmes një postimi në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët që të plotësojnë formularin nëse kanë informacione të sakta.
Ai po ashtu tha se duhet që informacionet të jenë të sakta, për shkak se sioç tha ai për informata të rreme, dënimet janë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.
“Për çdo fiksim të çmimeve në mënyrë të bashkërenduar të laboratorëve të licensuar për testin COVID 19, ju lutem plotësone formularin në linkun më poshtë dhe përcjellne në [email protected]. Të keni kujdes dhe të jeni të sigurt për informatat e ofruara, sepse vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënja e informatave të rreme, denoheni 1000 deri në 3000 euro”, shkruan Prestreshi.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit