Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike”, njofton KQZ.
Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën prill – qershor 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje për tre muaj ka shpenzuar rreth gjysmë milionë euro.

Partia e dytë më e madhe, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263 mijë euro, në tremujorin e përmendur.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë euro nga prilli deri në qershor.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën prill-qershor, ka shpenzuar më pak se subjektet e tjera politike, pra 54 mijë euro.

New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...