Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.
Izet Godeni dyshohet se e mbyti me sëpatë gruan e tij Sadije Godenin.
Burri raportohet se është 70 vjeçar, ndërsa viktima gruaja e tij 63 vjeçe.
Këto janë fotografitë e çiftit që po qarkullojnë në media.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre.
“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka bërë të ditur Ahmeti./arbresh.info/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...