Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedave të zyrtarëve qeveritar në WhatsApp.
Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se legjislatura e re duhet të krijojë komision hetimor për tri tema.
“Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale: – Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri? – Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit? – Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?”, ka thënë Haradinaj.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...