PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bastiset shtëpia e kryeshefit Shala

10:06 | 26 Janar 2026
E.H

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se aksioni ka të bëjë me hulumtimin e zhvilluar lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese.

Borovci po ashtu ka konfirmuar se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.

Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta.

Aksioni është duke vazhduar.

Shpërndaje në rrjete sociale