Një pako vezësh e importuar nga Shqipëria kushton 1 euro e 50 cent, ndërsa në Shqipëri çmimi i vezëve është edhe njëherë më i lartë, që arrin shumën mbi 3 euro.
Çmimi kaq i ulët i shitjes së vezëve në Kosovë përbën shqetësim për Shoqatën e Shpendtarëve të Kosovës.
Sipas kryetarit Agim Sahiti, ky çmim tregon edhe cilësinë që mund ta kenë vezët e importuara nga Shqipëria, andaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’ia bëjë analizat e domosdoshme secilës vezë, raporton KTV.
Por, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se çmimin nuk e përcakton Agjencia, ndërsa janë bërë të gjitha analizat e duhura.
Shoqata e Shpendtarve është shprehur se do të kërkojë takim edhe me zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, pasi që ndonëse marrëveshja për tregti të lirë e ndalon dampingun, në rastin e vezëve nga Shqipëria kjo po ndodh. Damping nënkupton shitjen e prodhimeve jashtë vendit me çmime më të ulëta se sa në tregun vendor.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...