Deputetja e GP të LVV-së, Jeta Statovci, që është nënkryetare e partisë Guxo dhe njëherësh bartëse e listës për zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës, ka thënë se kanë dallime me partinë e deputetit Albin Kurti.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo tha se ideologjikisht, njëra parti e identifikon veten si të qendrës së majtë, e tjetra e qendrës së majtë.
“Ka diferenca. Ideologjikisht, partia LVV i përket qendrës së majtë, kurse Guxo i përket qendrës së djathtë”, u shpreh ajo.
Ajo tha se në këto zgjedhje lokale të 12 tetorit, Guxo të garojë edhe me kandidatë për kryetarë, por edhe vetëm me lista për asambletë komunale.
Në rastet kur Guxo nuk ka kandidatë për kryetarë në ndonjë komunë, ata do të lobojnë për kandidatët e LVV-së.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...