Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka komentuar vizitën e paralajmëruar të dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, në Kosovë, javën e ardhshme.
Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker, në takimet që do t’i zhvillojnë me krerët e shtetit në Prishtinë, “do të kërkojnë pezullim të menjëhershëm të taksës” ndaj Serbisë.
Deda po ashtu ka paralajmëruar se krerët e shtetit do të qortohen nga numri tre i Departamentit amerikan të Shtetit, David Hale, i cili gjithashtu do të vizitojë Kosovën në ditët e ardhshme.
Hale, sipas Dedës, do të sjellë “një kërcënim tjetër” amerikan për Kosovën. Deda ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova ka rënë në pikën ku kërcënohet nga Amerika, e cila e ka çliruar atë.
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...