Valdrin Sahiti është disenjator i njohur në Kosovë.
Që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, ai është kujdesur vazhdimisht edhe për dukjen e saj. Ky i fundit, nga viti 2020 është i pajisur edhe me pasaportë diplomatike prej shtetit.
Sahiti së fundi e ka pranuar vetë se e ka marrë tashmë.
“Pse a s’e meritoj a?”, i thotë ai Besim Dinës, në një promo të emisionit Oxygen, kur pyetet për këtë çështje.
Ai kujdeset për dukjen e presidentes Vjosa Osmani, e cila edhe si kryeparlamentare, edhe si shefe e shtetit, gjithmonë është kujdesur ta promovojë Valdrin Sahitin.
Për 5 vjet, Valdrin Sahiti ka arritur ta sigurojë pasaportën diplomatike me rekomandim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. /arbresh.info/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...