Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, konfirmoi se partia e tij kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, sepse sipas tij nuk ka arsye për një qeveri teknike. E gjithë kjo si rezultat i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha për Gazetën Express se nuk ka arsye për një qeveri teknike dhe zgjedhjet janë të domosdoshme.
“Nuk ka arsye për qeveri teknike. Në aspektin demokratik të legjitimitetit zgjedhjet janë të domosdoshme. Edhe për legjitimitet edhe për ndryshim”, ka deklaruar Ahmeti për Gazetën Express.
Kjo deklaratë erdhi pasi i kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaruan se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Nga sot vendi është në zgjedhje”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se “qeveria teknike është ofenduese për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
Gjithashtu edhe Limaj ka deklaruar se procedurat duhet të respektohen por vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Limaj në Pressing, në T7.
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash