Partia Socialdemokrate ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Podujevë ishte pak a shumë i pritshëm dhe sidomos i kuptueshëm.
Por, sipas PSD-së mashtrimi i madh i popullzimit antikorrupsion do të vazhdojë edhe për një kohë.
“Por, një përgjigje e gabuar sillet vërdallë tash sa kohë. Këto zgjedhje provuan se përgjigja liberale e diskursit korrekt, që flet për normalitetin nuk funksionon sepse nuk është e duhura. Kjo përgjigje sheshon kontradiktat për ta ruajtur status-quon. Duke bërë këtë ruan edhe interesat ekonomike e politike që qeverisin në mënyrë të padrejtë përditshmërinë tonë. Por, adresimet me lidhje të shkurtra nuk i tejkalojnë as nuk i heqin shkaqet strukturore që prodhojnë varfëri, papunësi dhe emigracion. Edhe një herë, problemi me popullzimin nuk është kontradikta si e tillë, por lidhjet e shkurta që janë mungesë e kritikës ideologjike mbi pabarazitë”, thuhet në reagimin e tyre.
PSD thekson se Kosovën e pret një rrezik mbi demokracinë.
“Diktatura e numrave do ta totalizojë skenën dhe diskursin. Jo vetëm si kontroll medial, por edhe si strukturë e mbyllur ideologjike – si mohim i tjetrit. Kjo betejë është në ardhje. Por, kritiku i popullzimit nuk mund të sillet me cinizëm e përçmim për njerëzit dhe nevojat shoqërore. Çfarë na duhet është më parë horizont sesa skemë. Së pari, mendimi i koncepteve si shumësia e heterodoksia si formë politike e shoqërore si praktika të reja ndërveprimi. Kështu, bashkimet nuk çojnë në instrumentalizime. Pastaj, sigurisht se janë limitet e domosdoshme të efekteve qeverisëse që mund të sjellë modeli që po fiton terren. Këto limite nuk do të vonojnë shumë”, thuhet më tej në reagim. /Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK