Partia Socialdemokrate e ka arsyetuar përkrahjen e tyre në votimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019 në kuvend.
Dardan Sejdiu nga PSD tha se pesë kushtet e tyre për këtë votë kanë për të ndihmuar në kursimin e buxhetit.
“Këto 5 kushte prekin shumën e gati 500 milionë eurove. Nw Kosovë, një prej profesioneve që po goditen xdo dite e më shumë nga shtetet që kanë mungesë, janë mantil-bardhët. Pagat për sektorin e shëndetësise dhe të arsimit të jenë të dinjitetshme. Kushti i dytë është ligji për dialogun. Kemi kërkuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe ligji për dialogun. Ne jemi të angazhuar që dialogun ta kthejmë në Kuvend”, tha Sejdiu.
Ai shtoi se kushti i trete ka të bëjë me ligjin për qeveri. Me këtë ligj, asnjë qeveri, as kjo e as e ardhmja nuk do të ketë të drejtë t’i emërojë më shumë se dy zëvendës ministra.
Po ashtu ata kanë kërkuar funskionalizimin e Ministrisë së Bujqësisë që e nënkupton zëvendësimin e ministrit aktual, Nenad Rikallo.
Ndërkaq kushti i pestë ka kërkuar reforma në fondin pensional.
“Këto 5 “pazare”, siç po i quajnë disa, i kursejnë buxhetin Republikës së Kosovës. Në vend të një vajtimi për impotencë, ne e kemi zgjedhur rrugën e negociatave për të mirën e qytetarëve”.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...