PSD-ja tregon pse u takuan sot Ahmeti e Limaj

23:52 | 18 Tetor 2018
M. A.

Një takim i paparalajmëruar është zhvilluar sot mes kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Takimi i sotëm, siç thonë nga PSD-ja, nuk kishte për qëllim asnjë vendim apo marrëveshje bashkëpunimi.

Natyra Kuçi, Zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate, tha për Koha.net se takimi ka pasur të bëjë me zhvillimet e fundit në vend, pa dhënë detaje se për çka saktësisht është biseduar.

“Në atë takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale