Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk ka pasur diskutime dhe as nuk do të ketë diskutime për t’u përfshirë në çfarëdo qeverie të mundshme që buron nga kjo përbërje e Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se PSD-ja si parti opozitare është e vetmja parti që i ka dhënë nënshkrimet për rrëzimin e kësaj Qeverie.
Kuçi ka thënë se mundësia serioze për rrëzimin e Qeverisë është vetëm opozita e bashkuar me strategji të përbashkët.
“Kjo nuk bëhet pa Partinë Socialdemokrate”, ka thënë Kuçi.
Ajo ka treguar arsyet se pse ky subjekt politik nuk po i braktis seancat parlamentare sikurse pjesa tjetër e opozitës.
Kuçi ka deklaruar se PSD-ja ka subjektivitetin e vet dhe nuk u nënshtrohet dëshirave të asnjë subjekti tjetër politik.
Ajo ka thënë se këtë Qeveri mund ta rrëzojë opozita vetëm si e bashkuar, transmeton Klan Kosova.
“Kuvendi nuk është i Qeverisë, por i deputetëve të zgjedhur. Partia Socialdemokrate e ka subjektivitetin e vet dhe nuk u nënshtrohet dëshirave të asnjë subjekti tjetër politik. Jemi të vetmit që kemi dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë. Kjo Qeveri mund të rrëzohet nga opozita vetëm si e bashkuar”, ka thënë Kuçi./Epoka e re/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit