Të hënën, Partia Socialdemokrate do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme nëse Kryesia e Kuvendit nuk përfill kërkesën e tyre.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë për KTV-në se do të presin deri nesër për të parë nëse do të thirret mbledhja e kryesisë.
“Në qoftë se nuk ka përgjigje, deputetët tanë mbledhin nënshkrimet”, ka thënë Ahmeti. Kërkesa për seancë vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe PSD-ja kërkon që të ndërpriten pushimet e deputetëve.
Ditë më parë, PSD-ja e ka dorëzuar kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut.
Ata kërkuan ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenaret që po përmenden. “Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë. Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, kishte thënë Ahmeti./KTV/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...