Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas shkarkimit të ambasadorëve nga ministri Glauk Konjufca, në veçanti të ambasadorës së Kosovës në ShBA.
Nushi ka shkruar se dy nga këshilltarët e ministrit të Punëve të Jashtme kanë punuar me Hashim Thaçin.
“Sabri Kiçmari si anëtar i PDK ka qenë ambasador për vite të tëra në kohën kur kjo parti ka qenë në pushtet, bile edhe dekretimin e ka marrë nga Presidenti Thaçi, poashtu Ilir Kërçeli shihet të ketë kaluar kohë miqësore me Hashim Thaçin në kohën kur VV ishte në luftë të hapur me të”, ka shkruar ai.
Tutje, Nushi ka thënë se është hipokrizi emërimi i Sabri Kiçmarit dhe Ilir Kërçelit e shkarkimi i Vlora Çitakut.
“Të emërosh Sabri Kiçmarin e Ilir Kërçelin, e të shkarkosh Vlorën është hipokrizi e gërditshme.
Për diskursin populist të VV-së, kur je me ta je i mirë, por kur nuk je me ta shkarkohesh”, ka shkruar Nushi në Facebook.
https://www.facebook.com/nol.nushi/posts/10156580481497047
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike