Partia Socialdemokrate (PSD) iu ka bërë ftesë deputetëve të partive opozitare që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga ta më 29 janar, përmes së cilës do të kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Aktivistë të PSD-së këto ftesa i kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe të cilat dedikoheshin për deputetët nga radhët e opozitës.
Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta u shpreh se në këtë situatë kur vendi po ballafaqohet me krizën e pandemisë dhe atë energjetike deputeti opozitar ka përgjegjësi më të madhe.
Ajo kërkoi nga opozita që mos t’i ngushtojë aktivitet e tyre brenda institucioneve, por të përdorin të gjitha instrumentet për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike.
“Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme. Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjerojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit”, tha Rrusta.
Ajo më tej shtoi se “ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në shesh”.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...