Në Prishtinë po protestohet kundër vendimit të Gjykatës në Maqedoni për “Grupin e Kumanovës”, raporton arbresh.info.
Protesta e organizuar nga grupi i tifozëve “Plisat” nisi tek sheshi “Zahir Pajaziti” ndërsa tani po vazhdon tek Ambasada e Maqedonisë.

Gjykata Penale e Shkupit dje ka dënuar më 746 vjet burg grupin e ashtuquajtur “Kumanova”, ku nga 29 persona sa ishin në këtë grup shtatë pjesëtarëve u është shqiptuar burgim i përjetshëm, katër janë liruar nga aktakuza.
Pjesëtarët e grupit “Kumanova”, janë dënuar pasi që Gjykata ka dhënë verdiktin e saj që të njëjtit janë përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 e që sipas Kodit Penal të Maqedonisë janë ngarkuar me veprën penale organizim terrorist.
Përfaqësues politikë në Maqedoni po kërkojnë hetim ndërkombëtar për këtë çështje, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë./arbresh.info/

Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...