Në Prishtinë është mbajtur protesta e dytë e organizuar për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares.
“Gra armatosuni”, “Shteti fajtor”, “Dorëheqje prokurori”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar, raporton Ekonomia Online.
11 vjeçarja dyshohet se u dhunua para disa ditësh nga pesë persona, derisa para disa muajsh thuhet se ishte trafikuar e dhunuar edhe nga gjashtë të tjerë.
Kjo është protesta e dytë e organizuar në Prishtinë për këtë rast, pas asaj të 31 gushtit.
Pastaj, protesta ka vazhduar përgjatë rrugës “Luan Haradinaj” te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Ata u ndalën para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, për të cilën kërkuan shkarkimin e Kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Protestuesit kanë këmbëngulur se nuk do të largohen nga objekti i prokurorisë deri sa të shkarkohet apo ta japë dorëheqje Munishi.
Organizatorët e akuzuan prokurorinë se ajo ishte në dijeni për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjecares para disa muajsh. Sipas tyre, u desh një protestë masive që informatat në lidhje me rastin të dilnin në pah.
Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar, organizatorët thonë se kjo nuk jep qetësi e siguri për gratë e vajzat pasi sipas tyre, prapë mund të ndodhin përdhunime.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...