Për të shprehur pakënaqësitë e tyre, Minatorët e Trepçës, kanë protestuar në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Prishtinë.
Protesta është organizuar kundër ligjit të skemave pensionale kundër kategorizimit sipas kualifikimeve dhe kundër keqtrajtimeve e manipulimeve shumë vjeçare të pensionistëve.
Minatorët e Trepçës po akuzojnë Qeverinë dhe Lidhjen e Pensionistëve për shkak të kësaj gjendjeje të krijuar madje personalisht kanë fajësuar Kryeministrin Isa Mustafa dhe Shaban Kajtazin për mashtrime, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë që sipas disa protestuesve, kohë më parë gjatë një takimi të tyre me Ministrin Abrashi, u ishte thënë që nuk ka buxhet të mjaftueshëm për tu plotësuar kërkesat pasi që është shpenzuar për veteranët.
Ata gjenden para Qeverisë së Kosovës, megjithatë ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje me arsyetimet që brenda objektit nuk gjendet askush me të cilin do të mund të bisedohet.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë