Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi se ndaj Pllashnikut është iniciuar hetim për veprën penale “Kanosje”.
“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, deklaroi Borovci.
Rasti ndodhi sot, kur Pllashniku protestoi në mënyrë simbolike ndaj deputetes Pacolli në një lokal, duke i dorëzuar një kupon fiskal dhe duke e quajtur atë “hajdute”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic