Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës, Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi ‘Të Qeshim së Bashku’ organizon një protestë qesharake, me moto ‘të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona’.
Policia e Kosovës ka dënuar ditë me parë një grua në Prishtinë me gjobë 100 euro.
Shkak i dënimit ishte se sipas policisë, Aida Gashi, ka qeshur me zë të lartë në mesnatë.
Në shenjë të solidarizimit me të dhe njëkohësisht tallje me gjobën, një grup të rinjsh në Prishtinë, ka organizuar “Të qeshim së bashku” ku sipas tyre, sonte do të mblidhen në orën 23:30 dhe do të qeshin me zë të lartë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës për të qeshurat e saj, kemi vendos që në menyre ‘qesharake’ të dalim dhe të qeshim të gjithë së bashku”, thuhet në njoftimin e tyre.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...