Protestohet sot kundër Gjykatës Speciale

07:26 | 7 Gusht 2025
E.K

Organizatat e dala nga lufta do të mbajnë sot, në orën 17:00 në Prishtinë, një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Një ditë para protestës, zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për organizimin e saj, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit nga qytete të ndryshme të vendit.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë, për të shprehur mbështetjen ndaj bashkëluftëtarëve të cilët, sipas tij, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale