Nëpërmjet një komunikate për media është bërë e ditur se të mërkurën, qytetarët, shoqëria civile dhe OJQ-të do të protestojnë për vdekjen e vajzës tri vjeçare. Protesta do të mbahet në Sheshin Shadërvan të Prizrenit duke filluar nga ora 12:00.
“Thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës. Deri në këtë moment, këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, OJQ THY, Klubi Politik i Studentëve. Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00 (mesditë).”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare