Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor do të mbahet një protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke ftuar shqiptarët të bashkohen për të kërkuar drejtësi.
Qeveria reagoi duke e cilësuar këtë si një lëvizje të gabuar.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar protestën e paralajmëruar nga Ahmeti si një “lëvizje të gabuar”.
“Kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendoj se duhet ta rimendojë këtë vendim. Me këtë protestë ata po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Vetëm po e vërtetojnë se në të ardhmen do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë partner koalicioni. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështesë”, ka theksuar Mickoski.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...