Qindra qytetarë nga Britania e Madhe kanë protestuar para Ambasadës së SHBA-vë në Londër, kundër vendimit të Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta për të treguar kundërshtimet e tyre ndaj politikës së re kontradiktore të Trump, shkruan daily express, transmeton portali arbresh.info
“Palestina e Lirë”, “Duart jashtë Jerusalemit”, ishin brohoritjet që u dëgjuan jashtë ambasadës së SHBA-ve në lagjen e pasur të Londrës.
Gjatë ditës së sotme një palestinez është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë, duke rritur kështu është më shumë konfliktin.
Protesta kundër vendimit të Trump janë mbajtur edhe në Berlin, Ankara dhe në disa qytete të tjera të botës./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës