Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nuk ishte pjesë e protestës së sotme në Hagë, por tha se me sy e zemër ishte atje.
Në një postim në Facebook, ai thotë se sot me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi.
“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar i pari i PDK-së.
LEXO EDHE:
Nis protesta në Hagë, shqiptarë nga anë e mbanë botës kërkojnë drejtësi për çlirimtarët
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës