Gazetarja e Kohës Ditore, Sihana Klisurica, që po përcjell këtë ngjarje në kryeqytetin serb, ka regjistruar këto pamje të protestës që është organizuar nga organizata djathtiste “Zavjetnici”.
Ata kanë mbajtur në duar një pano në të cilën shkruhet “For Ramsey’s next goal let it be Haradinaj!”. (Për golin e radhës së Ramseyt, le të jetë Haradinaj).
Kujtojmë se legjenda që lidhet me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey, është se sa herë që ai shënonte një gol, një personalitet botëror vdiste, raporton Koha.net.
Me një pano ku shkruhet “Urrejtja është turp”, i janë kundërpërgjigjur protestës organizatorët e festivalit.
Protestuesit kanë kënduar vazhdimisht këngën “Kosova është zemra e Serbisë”, derisa ajo është e qetë.
Kujtojmë që Serbia ia ka ndalur hyrjen ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga që të marrë pjesë në këtë festival, në provimin e librit “‘Unë dua të dëgjohem’ – libër kujtimi me rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”.
Festivali është shoqëruar me protesta edhe në dy ditët e para.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...