Sindikata e Re e KEK-ut, njofton se protesta e paraparë për datën 27.12.2023 është shtyrë për 28.12.2023.
Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e pagave, përcjell Arbresh.info
Në njoftimin e KEK-ut, tutje thuhet se gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, kemi përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat tona për rritjen e nivelit të pagave.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë. Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate./Arbresh.info
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...