E ftuar në emisionin “Edicioni Special”, Hoxha tha se data e 17 shkurtit nuk është zgjedhur rastësisht, pasi ajo përfaqëson njëkohësisht festë dhe peng për qytetarët e Kosovës.
“Prandaj është zgjedhur 17 shkurti. Është festë për të gjithë ne, por edhe një peng, sepse nuk i kemi njerëzit kryesorë në Kosovë”, tha Hoxha.
Ajo theksoi se protesta ka edhe karakter përkujtimor, duke kujtuar rolin e atyre që po mbahen në paraburgim në proceset kyçe të shtetndërtimit.
“Është një përkujtim sepse atje mbahen peng njerëz që kanë luftuar për lirinë tonë dhe që kanë qenë prezentë në shpalljen e pavarësisë, si dhe kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të shtetit. Prandaj, është peng që një garniturë e aktorëve kryesorë, që kanë udhëhequr proceset fillestare të shtetit të Kosovës, mungojnë”, tha ish-deputetja.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...